Pjata të para



Bombëza të shëllirta me kikirikë

Koha e përgatitjes: 40 minuta
Kompleksiteti:        lehtë
Për 4 persona

PËRGATITJA:

  • 400 gr miell
  • 1 pako margarinë
  • 150 gr kikirikë të skuqura me kripë
  • 100 gr susam
  • 2 vezë
  • 100 ml qumësht
  • vaj
  • kripë dhe piper i zi
   Në enë të thellë e vëmë miellin dhe shtojmë një vezë dhe një të verdhë të verdhë të vezës. E shtojmë qumështin, margarinën dhe hedhim kripë. Me dorë e ngjeshim brumin. Marrim një copë nga brumi, në mes vëmë një kokërr kikirikë dhe e krijojmë bombëzën. Në këtë mënyrë i bëjmë të gjitha bombëzat. Çdo bombëz e kalojmë në të bardhën e vezës dhe në susam dhe i rendisim në enën e qelqit rezistues ndaj zjarrit. Enën e vëmë në furrë. Pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.
   Bombëzat e pjekura i vëmë në pjatën për servirje. Zbukurojmë me gjethe sellnoje dhe një degë borziloku të zi.
  
   JU BËFTË MIRË!!!!









Mish në Obllandë

Koha e përgatitjes: 50 minuta
Kompleksiteti: mesatare
Për 4 persona

Përgatitja:

  • 2 obllanda
  • 1/2 kg mish i grirë
  • 1 kokë qepë
  • 2 kastraveca turshi
  • 400 gr shampinjona të freskëta
  • 1 lugë majonezë
  • 2 vezë të ziera
  • 2 lugë shtalpë
  • 2 lugë erëza të përziera
  • 4 thelpinj hudhër
  • 100 gr bukë e grirë
  • 100 gr miell
  • 4 vezë
  • vaj
  • krip dhe piper i zi
   Në vajin e nxehtë në tigan e skuqim qepën e grirë. Pastaj, në tigan e shtojmë mishin e grirë. Pasi skuqet mishi, në tigan i shtojmë shampinjonat e prera në fije të holla. Hedhim kripë, piper të zi dhe erëza të përziera. Hudhrën e presim në copë të imëta dhe e hedhim në tigan. Tiganin e heqim nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet.Obllandat e mbështjellim me dy lecka të lagura për t'u zbutur.                                                                                       Në tavë e shtojmë shtalpën dhe majonezën.Në anën e rrallë të rendes i grijmë vezat e ziera dhe kastravecat turshi dhe i shtojmë në tigan.Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.                                                                   Pastaj, obllandave ua largojmë leckën.Sipër obllandës së parë vëmë nga përmbajtja nga tigani dhe e mbështjellim në formë roleje.Të njëjtën gjë e bëjmë edhe me obllandën e dytë.Roletë i presim në copë të pjerrëta.I thyejemë vezët dhe i rrahim me pirun.                                                                                                      Copët e rolesë i kalojmë në miell,në vezët e rrahura dhe në bukë të grirë dhe i skuqim në vaj të nxehtë.Copët e skuqura i vëmë në pjatë të mbuluar me letër,për t'ua mpirë yndyrën.                                                           Pjatën e zbukurojmë me gjethe selinoje.Në pjatë,në formë të yllit.i vëmë copët e rolesë.Një limon e presim në feta.Fetat e limonit i vëmë midis copëve të mishit në obllandë.Sipër çdo cope mishi në obllandë hedhim keçap.Me këtë pjatë rekomandohet vera e bardhë e thatë cilësore e llojit të rrushit Rizling,me aromë frutash dhe freski karakteristike dhe me një finish të gjatë dhe të thatë.Serviret në temperaturë prej 10 deri në 12 gradë.                                                                                                                                                         Ju bëftë mirë!



No comments:

Post a Comment